Gjashtë të vdekur me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qytetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri.
Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 959 raste të reja pozitive nga 5106 testime të kryera.
Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 219 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Statistika (17 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 959
Të shëruar në 24 orë 891
Të shtruar në spitale 215
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5106
Testime totale 1,142,382
Raste pozitive 161,324
Raste të shëruara 145,845
Raste Aktive 12,910
Humbje jete 2,569
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5477
Shkodër 1413
Durrës 1160
Fier 1160
Vlorë 791
Lezhë 679
Elbasan 636
Berat 532
Korçë 319
Kukës 286
Gjirokastër 240
Dibër 217