Gjenden dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku në Shqipëri, kjo është gjendja e tyre

Gjenden dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku në Shqipëri, kjo është gjendja e tyre

Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se janë lokalizuar dy turistët zviceranë që i kishte zënë orteku brenda.

Në njoftim thuhet se turistët janë në gjendje stabile shëndetësore.

“Një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afersi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri. Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar”, thuhet në njoftim.

Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore. Pritet të bëhet evakuimi i tyre permes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë.

Related Articles