Janë gjetur nëntë granada apo mjete të pashpërthyera në Prizren.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar.
Ndërsa, tetë të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.