Gjenden pa shenja jete një burrë në Gjakovë dhe një grua në Mitrovicë të Jugut

Gjenden pa shenja jete një burrë në Gjakovë dhe një grua në Mitrovicë të Jugut

Janë gjetur pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Gjakovë dhe një grua në afërsi të shtëpisë së saj në Mitrovicë të Jugut.

Mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

“Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete ,viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton raporti 24 orësh.

Related Articles