Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkun Karagaq të Pejës, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Në parkun Karagaq të Pejës një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante policore dhe prokurorja e krimeve të rënda. Pritet që të bëhet tërheqja e trupit të pajetë nga mjekësia ligjore dhe të lëshohet urdhri për autopsi”, tha ai.

Related Articles