Gjendet drogë në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut

Gjendet drogë në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur sasi e marihuanës në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut të martën. 

15.89 gramë marihuanë janë gjetur brenda hapësirës së burgut në ambient të hapur afër një muri. Rasti po hetohet. 

“Qendra e paraburgimit, Mitrovicë Veri  21.10.2025 – 16:00. Është raportuar se brenda hapësirës së burgut në ambient të hapur afër një muri është gjetur një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 15.89 gram. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. / Gazeta Enigma.

Related Articles