Është gjetur e vdekur në kanal një 82 vjeçare nga fshati Gjorem në Kurbin të Shqipërisë. Mësohet se e moshuara ishte larguar nga banesa e saj tre ditë më parë.
Sakaq, raportohet se nuk ka shfaqur shenja depresioni. Ajo është gjetur nga familjarët në një kanal në afërsi të banesës së saj, raporton Abcnews.
Ndërkohë, policia po heton shkaqet e ngjarjes.