Një grua është gjetur e vdekur dje në shtëpinë e saj në Podujevë. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,
“HETIM I VDEKJES- Podujevë / 31.01.2024 – 13:12. Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.