Gjendet e vdekur një grua nga Prizreni që po jetonte e vetme në shtëpinë e saj

Gjendet e vdekur një grua nga Prizreni që po jetonte e vetme në shtëpinë e saj

Ka ndërruar jetë një grua nga Prizreni, e cila jetonte e vetme në shtëpinë e saj.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 76-vjeçare, por akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se posa Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe është tërhequr trupi i pajetë.

Sipas informacioneve të para, e ndjera ka jetuar e vetme në shtëpinë e saj pasi familja e ngushtë nuk gjendet në Kosovë, por në diasporë.

Lidhur me rastin, me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e saj, ndërsa trupi është dërguar në IML për obduksion.

Related Articles