Gjendet i pa shenja jete një person në Rahovec

Gjendet i pa shenja jete një person në Rahovec

Policia ka nisur hetimet për një vdekje në Rahovec.

Sipas policisë është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Rahovec 12.09.2023-19:10. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Related Articles