Gjendet i vdekur një person në Skenderaj

Një person, 79 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij sot rreth orës 06:30 në fshatin Burojë të Skenderajt.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 06:30 është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar. Njësitë përkatëse  policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti

Related Articles