Një burrë nga Zhegra e Gjilanit është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Policia këtë vdekje e ka cilësuar si të dyshimtë.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË /Zhegër-Gjilan 28.11.2021 – 16:00. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. / Gazeta Enigma.