Mbrëmje gala në Paris: Të hënën ndahet çmimi i Topit të Artë, Messi apo Lewandowski?

Mbrëmje gala në Paris: Të hënën ndahet  çmimi i Topit të Artë, Messi apo Lewandowski?

Lionel Messi do të kërkojë ta fitojë Topin e Artë për herë të shtatë rekorde, por ai përballet me konkurrencë nga Robert Lewandowski i cili e synon çmimin individual për herë të parë në karrierë.

Revista franceze Frace Football vendosi të mos e ndaj fare Topin e Artë vitin e kaluar por çmimi më prestigjioz individual për futbollistë rikthehet këtë vit sonte në një ceremoni në Paris, raporton Gazeta Enigma.

Fituesi aktual Messi, Robert Lewandowski dhe Karim Benzema shihen si tre favoritët kryesorë.

Analistë të shumtë dhe bastet botërore e shohin Messin si fitues të Topit të Artë për vitin 2021.

Messi e frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Amerikës 2021 në verë, ku kontribuoi me katër gola dhe pesë asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut.

Ai u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin e kaluar.Lewandowski, ndërkohë, i ndihmoi Bayern Munichut ta fitojë Bundesligën dhe i fitoi çmimet e golashënuesit më të mirë në Evropë dhe në Gjermani.

Ceremonia do të fillojë zyrtarisht në orën 20:30, dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt në Eurosport. /Gazeta Enigma/.

Related Articles