Policia ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në Drenas, raporton Gazeta Enigma.
Nga raporti 24 orësh bëhet e ditur se rastin e ka lajmëruar në Polici vëllau i viktimës, i cili tha se 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllaun e tij.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.