Gjendet një trupi i pa jetë në Gjilan, nuk dihet identiteti tij

Gjendet një trupi i pa jetë në Gjilan, nuk dihet identiteti tij

Një person në Gjilan është gjetur pa shenja jete.

Me të marrë informacionin, organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast edhe është konstatuar vdekja e personit, identiteti i të cilit për momentin nuk dihet, njofton Policia e Kosovës, përcjellë Gazeta Enigma.

VDEKJE E DYSHUAR

Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Related Articles