Gjendet pa shenja jete 31-vjeçarja, shkak mbidoza e narkotikëve

Gjendet pa shenja jete 31-vjeçarja, shkak mbidoza e narkotikëve

Policia e Shtetit, ka bërë të ditur se një 31-vjeçare është gjendur pa jetë në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambientet e një pallati të pabanuar në Tiranë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës 12:15.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambientet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”.

Related Articles