Mbajti 15 vjet burg, shqiptari në Itali shpallet i pafajshëm

Një shqiptar është shpallur i pafajshëm nga gjykata në Itali, pasi mbajti 15 vjet burgim, i akuzuar për trafikim të drogës.

Shqiptari ishte arrestuar nga Guardia di Finanza në shtator të vitit 2008-të.

Sipas mediave italiane, bashkë me 41-vjeçarin janë arrestuar edhe tre bashkatdhetar.

Shqiptari ishte akuzuar për shpërndarjen e 12 kilogramëve kokainë.

Seanca gjyqësore u mbajt në Rimmini, ku edhe u shqyrtua rasti.

Ai më në fund u shpall i pafajshëm nga ana e gjykatës, pas një dekadë e gjysmë.

Related Articles