Një person rreth 38 vjeç është gjetur pa shenja jete të enjten në banesën e tij në qytetin e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas Policisë, informacioni për rastin është pranuar rreth orës 18:26, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent.
“Me datën 23.07.2026, rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i lindur më 1988. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Bazuar në hetimet e deritanishme, Policia ka bërë të ditur se nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.
