Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Tutje, në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes kanë ndodhur të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur e vdekur në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për obduksion”, thuhet në njoftim.