Një person është gjetur pa shenja jete, i cili ishte duke jetuar i vetëm në banesë në Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.