Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftim thuhet se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Zveçan rreth orës 22:20
“Raportohet se në banese e tij, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim.