I mbjellin bimë narkotike në arë, vushtrriasi lajmëron Policinë

I mbjellin bimë narkotike në arë, vushtrriasi lajmëron Policinë

Policia e Kosovës ka raportuar një rast ku nga një qytetar është njoftuar se në arën e tij janë mbjellë bimë narkotike, raporton Gazeta “Enigma”.

Rasti ka ndodhur në një fshat në Komunën e Vushtrrisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fsh. Karaçë, Vushtrri 14.06.2021 – 21:50. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se në arën e tij janë të mbjellë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.

Related Articles