Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Policia ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete dje në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.

Në raportin e policisë thuhet se trupin e viktimës e kishte vërejtur një person i cili më pas e kishte lajmëruar policinë.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur në person mashkull të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.

Related Articles