Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 22:15, në Mitrovicë, ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, një burrë, të moshës 60 vjeçare, raporton Gazeta Enigma.
Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, si dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për në obduksion.
Rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar i moshës rreth 60 vjeçare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.