Sot rreth orës 15:30, një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, shkruan Enigma.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, më 25 gusht 2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, është gjetur një person pa shenja jete,” tha Rugova.
Pas marrjes së njoftimit, njësitet relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e personit.
Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.