Policia e Kosovës njofton se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes raporotit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.