Gjendet pajisje e dyshimtë në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi

Gjendet pajisje e dyshimtë në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se në veturën e tij është gjetur një pajisje e dyshimtë dhe akoma s’dihet se si është vendosur dhe nga kush, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Kajtazi ka bërë me dije se rastin tashmë e ka denoncuar në Polici.

Në një njoftim për media, ai tha se Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës.

“Policia është në vend të ngjarjes duke pritur njësitë e specializuara. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”. /Gazeta Enigma/

Related Articles