Gjendet pas dy dite 16-vjeçarja në Prizren

Gjendet pas dy dite 16-vjeçarja në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 16 vjeçarja e cila rezultonte e humbur që dy ditë, raporton Gazeta Enigma.



Policia bën të ditur se 16 vjeçarja pasi kishte shkuar përfunduar shkollën nuk ishte kthyer më në shtëpi.

“Me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë, mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

“Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles