Rrëzimi i avionit në Nepal: Gjenden trupat e 20 personave, mes tyre 7 anëtarë të një familjeje

Rrëzimi i avionit në Nepal: Gjenden trupat e 20 personave, mes tyre 7 anëtarë të një familjeje

Ekipet e kërkim-shpëtimi kanë gjetur 20 trupa nga përplasja e një aeroplani i cili po bartte 22 persona, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Mbetjet e aeroplanit të operuar nga transportuesi nepalez Tara Air, u gjetën në distriktin e Mustangut në veri të Nepalit.

Avioni me pasagjerë ishte në fluturim për 20 minuta kur humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, pesë minuta para se të zbriste në tokë.

Të paktën 20 trupa janë gjetur pas rrëzimit të avionit në Nepal. Sipas raportimeve, mbetjet e avionit në bordin e të cilit udhëtonin 22 persona u gjetën në distriktin Mustang në veri të Nepalit.

Mjeti fluturues kishte 20 minuta që ishte në fluturim kur humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë. Në bord ishin 4 shtetas indiane, 2 gjermane dhe 16 nga Nepali.

Në mediat sociale janë publikuar pamje të trupave të pajetë të gjetur pas përplasjes, ndërsa thuhet se shtatë anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën mes viktimave.

Related Articles