Të shtunën dhe të dielën, serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës.
Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijuar e Asociacionit të Komunave Serbe.
Jo vetëm kaq, serbët në veri të vendit u mblodhën sot në një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Situata aktuale në Kosovë po raportohet dukshëm edhe nga mediet e huaja prestigjioze, madje një medium italian La Repubblica raportoi se ky konflikt po i atribuohet Moskës, e cila sipas këtij mediumi “po ndez konfliktin në vend”.
Duke përmendur një sërë faktorësh, La Repubblica shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.
Një medium tjetër që raportoi për situatën është edhe Politicio, i cili shkroi se në titull se “tensionet etnike u ndezën sërish në veri të Kosovës”. Krahas kësaj, mediumi raportoi gjithashtu edhe për protestën e sotme, ku sipas tyre morën pjesë qindra protestues.
Ndërkaq mediumi Blick shkroi se u përshkallëzua sërish mosmarrëveshja për çështjen e targave. Blick shkoi se janë shtuar tensionet mes përfaqësuesve të minoritetit serb dhe qeverisë në Prishtinë.
Në anën tjetër, një artikull nga The Guardianraportoi se pikëpamja anti-perëndimore në Serbi nuk vjen nga përkrahja për Putinin. Sipas këtij artikulli, ekziston një numër i konsiderueshëm i rusofilëve në shoqërinë serbe, ndonëse janë një pakicë e zhurmshme prej rreth 21 për qind.