Ministria e Shëndetësisë do të mbulojë shpenzimet për një trajtim urgjent jashtë vendit.
Kjo pasi një person është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Nga kjo Ministri kanë thënë se për gjendjën e rënduar të pacientit Ilir.Z janë njoftuar sot.
“Si rrjedhojë pas Raportit Konziliar të lëshuar nga mjekët në QKUK, brenda ditës Iliri tashmë është pajisur me dokumentet e duhura nga Fondi për trajtim mjekësor jashtë Institucioneve Publike”, shtoi ajo.
Ministria në postimin e saj në Facebook, tutje tha se shpenzimet e trajtimit për pacientin i mbulon sipas legjislacionit në fuqi./Gazeta Enigma