Gjermani: 20 persona të zhdukur nga përmbytjet

Gjermani: 20 persona të zhdukur nga përmbytjet

Peisazhet mbresëlënëse në rajonin Stuttgartit, në pak ditë pothuajse janë shkatërruar.

Gjithçka duket kaotike. Makina të thyera, shtëpi të shkatërruara e pemë të rrëzuara për tokë.

Kjo pasi në Gjermaninë Jugore tash e disa ditë, shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje.

Policia gjermane ka njoftuar se deri më tani raportohet edhe për 20 persona të zhdukur.

“Është e paqartë nëse njerëzit janë të zhdukur. Kjo për shkak se rrethet Schlechtbach dhe Klaffenbach janë pjesërisht të përmbytura dhe shërbimet e urgjencës nuk kanë shkuar ende në të gjitha ndërtesat”, thanë zyrtarët e policisë./Gazeta Enigma

Related Articles