Gjermani: Arrestohet 65-vjeçarja, mbajti peng dhjetëra persona në një spital

Gjermani: Arrestohet 65-vjeçarja, mbajti peng dhjetëra persona në një spital

Një 65-vjeçare u arrestua nga policia në Gjermani.

Raportohet se ajo i kishte mbajtur peng dhjetëra personanë një spital në Gjermani.

Sipas mediave atje, rasti ka ndodhur në Aachen.

Forcat e shumta policore e kishin rrethuar spitalin në fjalë.

Deri më tani siç raporton gazeta e njohur Bild, nuk bëhet e ditur për persona të lënduar.

Po ashtu akoma nuk dihen arsyet që e kanë çuar 65-vjeçaren ta marrë këtë veprim.

Por, Bild raporton se gruaja ishte shtrirë në atë spital sot rreth orës 17:00.

Personeli i spitalit kishte vërejtur tym, ku e dyshuara i kishte ndezur disa fishekzjarre.

Thuhet se ajo kishte synim ta digjte një person.

Sipas autoriteteve, ajo është e mbyllur në një dhomë të pacientëve dhe nuk dihet se me kënd ka punë ajo.

Spitali në fjalë, i ka 378 shtretër dhe numëron një personel prej 1 mijë e 600 personash.

Related Articles