Gjuajtje me armë në Prishtinë, Policia jep detaje për “Enigmën”

Gjuajtje me armë në Prishtinë, Policia jep detaje për “Enigmën”

Gazeta “Enigma” ka raportuar ekskluzivisht se në mbrëmjen e sotme të shtëna armësh janë dëgjuar në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë  dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Ndërkaq hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë ndërmarrë  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar.

Kujtojmë se sot gjatë ditës në të njëjtin lokacion ka pasur të shtëna, ku një person ka mbetur i plagosur, por i cili është jashtë rrezikut për jetë. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles