Është gjetur Laura N, 20 vjeçarja e cila ishte zhdukur nga dita e premte në Gjermani. Sipas raportimit të mediumit të njohur gjerman RTL, një dëshmitare ka arritur ta identifikojë vajzën e cila më pas kishte arritur në shtëpinë e saj.
Pak momente më pas policia ka arritur të konfirmojë gjetjen e Laurës. Sipas organeve të rendit 20 vjeçares shqiptare është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Policia nuk dha detaje më shumë për rastin pasi ende po vazhdon hetimet që çuan në zhdukjen e saj. Ajo jeton në qytetin Freudenstadt dhe ishte parë për herë të fundit në stacionin e trenit në Offenburg. Laura N, ishte takuar me një grup të panjohur.
Sipas raportimit të RTL, vajza shqiptare kishte dashur ta njoftonte familjen e saj për këtë takim por telefoni i saj kishte mbetur pa bateri. Moskontaktimi për një kohë ka ngjallur shqetësimin tek familje se mund t’i kishte ndodhur diçka asaj.
Për gjetjen e saj u lajmërua edhe në rrjetin social Instagram, në faqen “Po e kërkojmë Laurën”, ku u falënderuan të gjithë ata që u aktivizuan në kërkimin e 20 vjeçares.