Gjermania do të japë 40 milion euro ndihma humanitare në Gaza

Gjermania do të japë 40 milion euro ndihma humanitare në Gaza

Gjermania do të jap 40 milion euro ndihma humanitare për qytetarët e Gazës. Këtë informacion e bëri të ditur ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas përpara takimit me homologët e tij të Bashkimit Evropian ku u takuan për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza.

Mes tjerash ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas dënoi sulmet me raketa të Hamasit ndaj Izraelit duke theksuar se vendi ka të drejtë të mbrojë veten.

Ndërkohë, nga presidenca egjiptiane kumtuan e do të shpenzojnë 500 milion dollarë në përpjekje për rindërtimin në Rripin e Gazës. Ky njoftim erdhi pas një takimi mes Presidentit Abdel Fattah al-Sisi, Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe Mbretit të Jordanisë në Paris.

Ndërkaq, sipas OKB-së, më shumë se 52 mijë palestinezë janë zhvendosur pas sulmeve ajrore të fundit izraelite.

Related Articles