Gjermania e dënon sulmin terrorist në veri “me termat më të ashpër”

Gjermania e dënon sulmin terrorist në veri “me termat më të ashpër”

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka dënuar sulmin e mbrëmëshëm në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, duke thënë se i bashkohet BE-së për ta dënuar “me termat më të ashpër sulmin terrorist të djeshëm në infrastrukturën kritike të Kosovës”.

“Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e ministrisë gjermane.

Reagim të njëjtë më herët pati edhe nga Ministria e Jashtme e Francës.

Related Articles