Gjermania heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë edhe në turizëm, kushtet që duhen plotësuar

Gjermania heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë edhe në turizëm, kushtet që duhen plotësuar

Nga sot, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë edhe për arsye turistike.

Gjermania njoftoi heqjen e kufizimeve me Shqipërinë dy ditë më parë, nisur nga përmirësimi i  ndjeshëm i situatës epidemiologjike në vendin tonë.

???? Njoftim nga TIA

✈️Gjermania heq kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani

????Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:
1) një test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

????Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

????Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë para fluturimit)

????Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Për më tepër informacion vizitoni https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220 dhe www.tirana-airport

Related Articles