Gjermania ia njeh Kosovës patentë shoferët, vjen reagimi i Presidentës Osmani

Gjermania ia njeh Kosovës patentë shoferët, vjen reagimi i Presidentës Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Gjermania ka njohur patentë shoferët për kosovarët që jetojnë atje.

Osmani e ka mirëpritur këtë lajm, derisa edhe shprehet mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kahmotshme.

“Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së”, shtoi presidentja, Osmani. /Gazeta Enigma/.

Related Articles