Gjermania ka siguruar kalimin tutje në tetë më të mirët e EURO 2024, pas fitores 2-0 ndaj Danimarkës, shkruan Gazeta Enigma.
Ishte një ndeshje me ndërhyrje të shpeshta nga VAR-i, me plotë tre gola që u anuluan.
VAR-i ndërhyri edhe për goditjen nga pika e bardhë për Gjermaninë, e cila rezultoi me golin e parë.
Në këtë ndeshje po ashtu disa minuta shkuan pa lojë, pasi lojtarët shkuan në zhveshtore për shkak të reshjeve të shiut, breshërit dhe bubullimave.
Gjermania do e mësojë nesër kundërshtarin e saj, nga ndeshja mes Spanjës dhe Gjeorgjisë. /Gazeta Enigma