Gjemania i është rikthyer fitoreve në Ligën e Kombeve.
Pas barazimit me Holandën në muajin shtator, Gjermania sonte e mposhti në udhëtim Bosnjën, me rezultat 1-2.
Deniz Undav i dha epërsinë ”pancerëve”, në minutën e 30-të.
28-vjeçari pas katër minutave realizoi edhe golin e dytë. Me rezultat 0-2 u mbyll pjesa e parë.
Golin e nderit për Bosnjën e shënoi Edin Dzeko, në minutën e 71-të.
Gjermania me këtë fitore është lidere e Grupit 3, Liga A, me 7 pikë, dy më shumë se Holanda, Hungaria është në vendin e tretë me 2 pikë, ndërsa Bosnja e fundit me 1 pikë.