Gjermania ndanë 3 miliardë euro shtesë për ndihma ushtarake për Ukrainën, thonë burimet

Gjermania ndanë 3 miliardë euro shtesë për ndihma ushtarake për Ukrainën, thonë burimet

Qeveria gjermane planifikon që të lëshojë tre miliardë euro shtesë për ndihma ushtarake për Ukrainën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministri i Financave, Joerg Kukies, e ka njoftuar komisionin parlamentar për buxhet për këtë plan, sipas një draft-dokumenti të ministrisë së tij, të cilin e ka parë agjencia “Reuters”.

Kjo lëvizje shihet si hap i rëndësishëm, pasi kancelari në largim, Olaf Scholz, më parë i kishte penguar ndihmat shtesë, duke këmbëngulur në lehtësimin e rregullave të borxhit publik si parakusht.

Kuvendi i Gjermanisë të martën miratoi një reformë të madhe të rregullave fiskale.

Related Articles