Disa rajone të Gjermanisë po synojnë që t’i lehtësojnë masat kufizuese në kohën kur numri i rasteve të reja po shënon rënie, ndonëse shkalla e infeksionit ende është e lartë në disa pjesë.
Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u shtuan për 18.034 të mërkurën, por shifra ditore ishte për rreth 4.000 më e vogël se një javë më parë, ndërsa shkalla mesatare javore e rasteve për 100 mijë banorë ra nga 141 në 132.
Sipas legjislacionit të miratuar muajin e kaluar, qeveria federale ka të drejtë që të vendosë orë policore në zonat ku shkalla e infeksioneve shkon mbi 100 për 100 mijë banorë për tri ditë radhazi dhe masa edhe më të rrepta kur shifra shkon në mbi 165 raste për 100 mijë banorë.
LEXO EDHE: Komisioneri i BE-së paralajmron se Kosova do t’i marrë 100 mijë vaksina nga Pfizer
Tri rajone gjermane tashmë janë nën pragun e 100 rasteve për 100 mijë banorë – Hamburgu, Saksonia e Ulët dhe Schlesëig-Holstein, ndërsa tri të tjera po i afrohen këtij pragu – Berlini, Brandenburgu dhe Mecklenburg-Vorpommern, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Rajoni i Bavarisë tha të martën se do ta lejojë rifillimin e vizitave në restorante në mjedise të hapura nga 10 maji në zonat ku shkalla e infeksioneve është nën 100 për 100 mijë banorë dhe se do ta lejojë rihapjen e sektorit të turizmit nga 21 maji, kur ajo pjesë e vendit ka pushim në shkolla
Edhe Saksonia e Ulët është pajtuar që t’i lehtësojë masat për restorantet, turizmin dhe shitjet me pakicë për zonat me shkallë më të ulët të infeksionit se 100 raste për 100 mijë banorë.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u bëri thirrje rajoneve që t’i japin prioritet hapjes së aktiviteteve që zhvillohen në mjesi të hapur për të mos rrezikuar për një valë të re të infeksioneve./