Tottenhami është kandidati kryesor për nënshkrimin e Adrien Rabiot, mesfushorit 27-vjeçar është në fund të kontratës me Juventusin.
Rabiot pati paraqitje të mira me Francën në Kupën e Botës e cila arriti deri në finale, aty ku u mposht pas penalltive nga Argjentina.
Në prag të humbjes së lojtarit me kosto zero, Juve pranon largimin në janar, me kusht që një klub të paguajë të paktën 15 milionë euro, raportoi Corriere dello Sport.
Liverpool dhe Chelsea gjithashtu do të jenë në vëzhgim të situatës së tij