Gjiganti holandez u stolis me titullin e 35-të në “Eredivisie”

Gjiganti holandez u stolis me titullin e 35-të në “Eredivisie”

Ajaxi është shpallur kampion për herën e 35-të në kampionatin e Holandës. Të dielën, skuadra nga Amsterdami fitoi me rezultatin 4:0 kundër Emmen -it në “Johan Cruyff Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ishte shumë e fortë e ambicioze në këtë duel, duke shenuar fitore te thelle, per te konfirmuar titullin e saj te radhës. Jurrien Timber, Sebastien Haller, Devyne Rensch dhe Davy Klaassen ishin shënuesit e golave për Ajaxin. Kujtojmë që Ajaxi e fitoi edhe Kupën e Holandës në mesin e muajit prill.

Me 35 tituj, Ajaxi e mban rekordin si skuadra me më së shumti tituj të fituar. Tifozët e këtij ekipi festuan jashtë stadiumit. Nuk u lejuan në stadiume për shkak të masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Related Articles