Gjilan: Arrestohet i dyshuari për raste të vjedhjeve të rënda dhe mashtrimeve

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për raste të vjedhjeve të rënda dhe mashtrimeve

Është arrestuar një i dyshuar për raste të vjedhjeve dhe mashtrimeve në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku  në katër raste të veprave penale si ,,Mashtrim’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin K.S. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ,,Mashtrim’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj tij.

Related Articles