Policia ka realizuar një operacion në një lokal në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, me dyshimin për organizimin e lojërave të fatit.
Në njoftimin e publikuar thuhet se gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën: tre televizorë, dy shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një llaptop, një printer, nëntë tiketa të lojërave të fatit si dhe një shumë e parave të gatshme.
“Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e zyrtarëve policor është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar N.G. (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971) cili dyshohet se organizonte këtë veprimtari”.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, thuhet në njoftim.