Një rast ka ndodhur së fundmi në sheshin e ri të Gjilanit, ku Antidroga ka kapur në flagrancë dy të rinj, njëri prej të cilëve iku.
Pasi policia ka ndalur të dyshuarit, të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë asgjë të kundërligjshme, e më pas kanë i kanë kontrolluar.
Posa nisi kontrolli i njërit prej tyre, me ç’rast u gjet edhe drogë, i dyshuari tjetër u zhduk para syve të zyrtarëve të Njësisë së Antidrogës.
I dyshuari që u kap me drogë është shoqëruar në stacion policor për intervistim, njofton Sinjali.
Teksa shoku i tij është shpallur në kërkim, me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.