Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili e kishte ftuar një person t’i kryente disa punë elektrike, raporton Gazeta Enigma.
Ky i fundit gjatë tentimit për t’i kryer punët është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
“Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë
Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./Gazeta Enigma/