Gjilan: Shembet një pjesë e ballkonit në qendër të qytetit (VIDEO)

Gjilan: Shembet një pjesë e ballkonit në qendër të qytetit (VIDEO)

Në qytetin e Gjilanit, më saktësisht në rrugën Skenderbeu nga një banesë në katin e 3-të, kanë rënë disa pjesë të ndërtimit në tokë shkruan Gazeta Enigma.

Autoritetet policore për Gazetën Enigma kanë thënë se pas raportimit të disa qytetarëve, ka ndërhyrë policia e Kosovës por dhe zjarrëfikësit të cilët kanë bllokuar zonën poshtë, që të mos kalohet nga qytetarët.

Policia tha se nuk ka asnjë qytetar të lënduar, ndërsa thanë se janë duke e pritur pronarin e banesës që të shikojnë mundësitë që të parandalohet kjo shkarje në të ardhmen.

Pamje nga vendi i ngjarjës.

Related Articles